Mary Shelley
Meri Wollstonkraft Shelli ishte shkrimtare angleze, e mirënjohur për romanin e saj Frankenshtajni, ose Prometeu Modern. Meri u rritë në një familje të veçant - prej lindjës së saj, ajo ishte e rrethuar me individët të edukuar. Babai i saj ishte Uilliam Godwin, shkrimtari radikal dhe revolucionar, autori i Drejtësia Politike, ku shfaqët ideologjia anarkike e Godwinit, dhe Gjërat si janë, ose Aventurat e Kaleb Uilliams. Nëna e Meri Shellit ishte Meri Wollstonkraft, që u martua me Godwinin në 1797, duke vendosur se te mos martohen do shkaktoi probleme për vajzën e tyre. Në Drejtësia Politike, Godwin ka shprehur mospëlqimin e tij për martesën, duke shkruajtur se "institucioni i martesës është bërë një sistem mashtrues" dhe "martesa, siç kuptohet tani, është një monopoli, dhe është monopolia më e keqe". Por, edhe pse ai nuk besonte në praktikën e martesës, ai vendosi të martohej me Wollstonkraft. Sikur Godwin, botimet e Meri Wollstonkraft ishin radikale - ajo shkruante për domesdoshmërinë e drejtave të grave, dhe për besimin e saj në suksesin e revolucionit françeze. Një nga punimet e saj më të shkëlqyer, është teksti feminist Justifikimi i të Drejtat të Grave, që konsiderohët një nga shkrimet më të herëshme e filozofisë feministe. Në 1797, pak pas lindjës së vajzës, Meri Wollstonkraft ndërroi jetë pas një komplikacion të lindjës. Prandaj, Meri, e lindur Meri Wollstonkraft-Godwin, u rritë kurrë pa e takuar nënën e saj. Sigurisht Meri Shelli deri diku e ka njohur Meri Wollstonkraft përmes leximit e punimeve të saja, por vdekja e nënës gjithëmonë e ka shqetësuar Meri Shellin, dhe është një temë që shfaqët nepër shkrimet e saj, kryesisht në Frankenshtajn.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë. Lexo më shumë · CC BY-SA 4.0